Kur vëmendja e të gjithë botës ishte përqendruar te situata e rëndë në rripin e Gazës me shpresën se Izraeli do të ndalonte sulmet dhe do të lejonte sigurimin e ushqimeve për palestinezët, kryeministri Benjamin Netanyahu, mori një tjetër vendim të fortë. Shteti izraelit sulmoi Iranin më 13 qershor duke nisur një luftë që ziente prej kohësh në Linjën e Mesme. Pala izraelite sulmoi me rreth 200 avionë duke orientuar përqendrimin tek objektet bërthamore dhe ushtarake. Si rezultat i goditjes humbën jetën 4 gjeneralë të lartë të Iranit dhe shkencëtarë bërthamorë me peshë. Izraeli e arsyetoi sulmin me rrezikun e mundshëm në një të ardhme të afërt nga fuqia bërthamore e Iranit.