39-vjeçari shqiptari Bledar Dedja u gjet nga një mik i familjes mëngjesin e 21 janarit i vrarë me thikë, në një pyll të vogël në Paderno di Pieve të Grappa, në Treviso të Italisë, teksa rezultonte i zhdukur prej pasdites së të shtunës së 20 janarit. Trupi i goditur shumë herë me thikë, u pikas i hedhur në një shkurre afër një rrugice të pashtruar me dhe’ që lidh Via dei Colli me rrugën provinciale 20. Disa nga plagët janë shumë të thella e të shkaktuara me majën e thikës, ndërsa njëra nga goditjet i kishte shpuar njërën nga mushkëritë. Dedja duket që është përleshur me personin që i ka marrë jetën, ndërsa është gjetur me pantallona të ulura. Gazetar: Kristo Kote Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj