Biznesmeni dhe eksponenti politik, Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e së mërkurës në bar-restorantin e tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Atentatori ka hyrë i kamufluar me skafander motori, maskë dhe një jelek fostorishent, i ngjashëm me ato të policisë rrugore. Ka qëndruar përballë 50-vjecarit që konsumonte kafe dhe me një pistoletë TT ka qëlluar me 7 plumba, në kokë dhe në trup. Përballë në këmbë qëndron vjehrri i viktimës, i cili nuk ka marrë asnjë lëndim. Gazetare: Luçiana Hulej Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj