Shqiptari në Greqi, Sajmir Zefi që u dhunua në burg nga oficeret dhe u akuzua si mashtrues edhe pse ka dëshmitar dhe prova që flasin për dhunën çnjerëzore ndaj tij tashme ka marrë një dënim të ri. Në seancën e mbajtur para rreth 20 ditësh atij nga 37 muaj qe i ishte shkurtuar denimi nga gjykata iu shtuar dhe 13 muaj te tjera denim per sjelljen( kercenimet) ndaj oficerëve qe e kane shoqëruar ditën e dhunimit. Pra ai aktualisht do vuaj 50 muaj denim. Për këtë arsye ka zgjedhur serish programin "Shqipëria Live" për të bërë apel per drejtësi. Gazetare: Luçiana Hulej