U qëllua për vdekje nga polici/ Xhaxhai i Klodian Rashës: Djali doli për të pirë kafe
08/12/2020 11:09

Xhaxhai i 25-vjeçarit Klodian Rasha, që mbeti i vrarë rreth orës 01:45 si pasojë e mosbindjes së urdhrit të ndalimit nga policia, kërkon që ngjarja të zbulohet deri në fund. Ai tha se nipi i tij nuk ka pasur armë me vete, ndërsa thotë se ngjarja fillimisht iu njoftua në mënyra të ndryshme: “Në fillim na thanë djali është arrestuar nga policia. Dhe ky ka shkuar sikur është arrestuar. Pastaj kanë thënë se djali ka bërë aksident me policinë. Pastaj kanë thënë se ka vdekur. Djali ka dalë për të pirë kafe. Ka pasur dy kokrra hurma në dorë i ka lënë në ballkon. Kërkojmë që kjo të zbardhet deri në fund.Vëllai më ka thënë se djali nuk ka pasur asgjë me vete se nuk ka armë në shtëpi. Apelin policisë prej nesh që këtë punë ta zbardhë deri në fund si të jetë në punë”. Burime për Top Channel bëjnë me dije se viktima ka qenë i dënuar më parë për plagosje të lehtë me dashje dhe për “Heqje të paligjshme të lirisë në vitin 2016”. Punonjësi i Policisë, efektiv i Shqiponjave, i ka bërë thirrje të ndalonte, por Rasha nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar. Policia njofton se i gjendur në këto kushte dhe në mungesë të ndriçimit të plotë punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur 25-vjeçari, i cili ka humbur jetën në spital. Ndërkohë policia njoftoi se gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe zonës përreth u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit që dyshohet se i përkiste shtetasit K.R, i cili nuk iu bind urdhrit të Punonjësit të Policisë për të ndaluar.

Top News- “Është vetëm 19-vjeç, e rrahin me grushte”/ Mbyllet me tensione seanca e Kuvendit
02/03 22:39
Top Channel/ Lufta në Iran, Rama “mbledh” ambasadorët e Lindje së mesme
02/03 22:36
Top Channel/ Haxhinasto: Rrugët tona si në pasluftë, si akset për karroca të kohës së Romës
02/03 20:43
Top Channel/ U përplas verbalisht me deputetët e PS, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca plenare
02/03 20:42
Top News- Shqipëria në shënjestrën e Iranit? Mediat: Do sulmojë bazën e Muxhahedinëve
02/03 20:32
Top Channel/ Sulmi ndaj vilës,Ardit Bido:Berisha e pranoi se ‘banda e vogël’ sulmon me urdhrin e tij
02/03 20:15
Top Channel/ ‘Molotovët te Vila 31 rrezikuan jetët e artistëve’ Luarasi:Pamjet e Tiranës në flakë…
02/03 20:14
Top Channel/ S’ka debate në kuvend, deputetët sjellin problematikat në zonat e tyre
02/03 20:08
Top Channel/ ‘Turpi ju mbuloftë’, Kaso: Në Korçë është rritur çmimi i bukës ndërsa…
02/03 20:03
Top Channel/ Pyetja e deputetes së PD-së shkakton të qeshura, Peleshi:Pra procedura isha unë….
02/03 20:03
Top Channel/ “Autogol i opozitës”! Analistët flasin për molotovët te vila e Enver Hoxhës
02/03 19:42
Top Channel/ ‘Ju shkoni me helikopter në Korçë, por…’Blushi:Populli është i vendosur të marrë…
02/03 19:38
Top Channel/ Librazhd-Përrenjas hapet nesër, ARRSH: Gati për të gjitha mjetet
02/03 19:37
Top Channel/ ‘Po të ishte një kriminel me një thes drogë…’, Zhupa:Protestat tona do vazhdojnë…
02/03 19:19
Top Channel/ Balla-opozitës: Protestat e dhunshme vetëm këtu drejtohen nga një parti politike
02/03 19:02
Top Channel/ Djegia e vilës së ish-diktatorit Hoxha,Bardhi:S’e dinim që ishte nën menaxhimin francez
02/03 18:58
Top News-Protesta kundër resortit të Ulajt/ Dorëzohen 11 banorët e Rrjollit që u shpallën në kërkim
02/03 18:57
Top Channel/ Kushi në Kuvend:Indeksuam pagat e arsimtarëve me 2.5%, një kategori e caktuar përfiton…
02/03 18:38
Top Channel/ Deputeti i PD: Ka shqiptarë të bllokuar në Iran, të dalim me një deklaratë
02/03 18:30
Top Channel/’Protestat nuk mund të zëvendësojnë debatin’, Ekonomi opozitës: Kontribuoni me ide…
02/03 17:44
DIGITALB DIGITALB