Pak ditë më parë në media u publikua lajmi i tentativës për rrëmbim të një vajze 6-vjeçare pranë pallatit ku banonte. Bëhet fjalë për vajzën e mitur të detektives private Shkenda Lili. Ngjarja fatmirësisht u shmang në kohë falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe vigjilencës së prindërve. Ky rast ka rikthyer në vëmendje një temë që shpesh mbetet në hije: siguria e fëmijëve në hapësirat publike dhe kërcënimet gjithnjë e më të sofistikuara që i rrethojnë ata. Rasti vjen në një kontekst kur prindërit shqiptarë janë gjithnjë e më të ekspozuar ndaj sfidave që sjell rritja e fëmijëve në një realitet ku teknologjia, mungesa e kontrollit institucional dhe kriminaliteti përplasen në mënyrë të rrezikshme.