Shqiptarja Etleva Bodi ndërroi jetë në Itali 48 ore pasi burri saj tentoi ta mbyste për shkak të xhelozisë. Fillimisht ajo u shtrua më reanimacion por nuk mundi të mbijetonte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën (27 tetor) dhe shkak mendohet ka qenë xhelozia e bashkëshortit 41 vjeçarit Selami Bodi. 31-vjeçarja ka lënë pas 4 fëmijë të mitur, të moshës 5 deri në 13 vjeç. Ka qënë djali 13 vjeç që ka telefonuar vëllain e viktimës pas ngjarjes duke i thënë “daja hajde shpejt”.