Pas publikimit të rastit të dy gjyshërve nga Durrësi, të cilët nuk arrinin të takonin nipin e tyre 8-vjeçar pavarësisht vendimit të gjykatës, nëna e fëmijës kërkoi një ballafaqim të drejtpërdrejtë me ish-vjehrrën. Debati mes palëve përfshin akuza të forta, mohim, emocione dhe një deklaratë tronditëse nga nusja: “U divorcova sepse nuk i tregova vjehrrës çarçafët e virgjërisë.” Nga një përqafim fillestar, përplasja kalon në tension, akuza për ndërhyrje në jetën martesore dhe konflikt mbi të drejtën për të takuar nipin.