Elorenca është një nënë beqare dhe ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Ajo ka ndarë historinë e saj në “ Mama Single” në E diell. Kur ishte 18 vjeç, në vitin e fundit të gjimnazit ajo njohu ish bashkëshortin e saj, me të cilin shumë shpejtë u dashuruan dhe sollën në jetë një djalë. 6 vite pas lindjes së djalit vjen në jetë edhe vajza kështu çifti vendos që të shpërngulet nga Korça në Tiranë për një jetë më të mirë. Aty nisën edhe problemet. Marrëdhënia mes tyre filloi të ftohej dhe sjellja e partnerit kishte ndryshuar. Gazetare: Ema Shazivari Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj