Mbrëmja e djeshme ishte me tensione në Mitrovicën e Veriut. Rreth orës 21:00 policia ka larguar një mjet shpërthyes që gjendej në objektin e Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në veri të Mitrovicës. Mjeti shpërthyes është çmontuar dhe bëhet fjalë për një granatë. E gjithë ngjarja nisi pasi disa përfaqësues të KKZ u paraqitën në zyrat e 4 komunave në veri të Kosovës për të dorëzuar materialet zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 18 dhjetor pas dorëheqjes së përfaqësuesve serbë të Listës Serbe. Gazetar: Gerald Qerimi Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj