Shkolla e Pezës u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, duke u bërë e pasigurt për të vijuar normalisht mësimin. Ndaj, Bashkia e Tiranës nisi prishjen e saj për t’i hapur rrugë rindërtimit sa më parë, në të njëjtin vend, të një shkolle të re, më të madhe dhe më të bukur se e para.