Vetëm pak ditë më parë emisioni Fiks Fare solli rastin e 3 shoferëve të autoambulancave në Fier të cilët ankoheshin për kushtet e punë, dhe për kushtet e autoambulancave me të cilat punonin. Gazetarët hynë brenda autoambulancave dhe xhiruan gjithë mungesat e këtij shërbimi shumë të rëndësishëm. Vetëm një ditë më vonë drejtoria e spitalit ka pushuar nga puna shoferin që ngriti problemet, me arsyen “thyerja e etikës”.