Imelda Molla ka lindur në vitin 1992 në Shkodër, në moshën 6 vjeçare ka emigruar me familjen ne Itali ku dhe është rritur. Në moshën 19-vjeçare, përpara se të fillonte universitetin e fizioterapisë, krijoi një plan me objektiva për 10 vitet e ardhshme. Ajo bëri gjithçka, u diplomua, punoi në Itali, ne Gjermani dhe u transferua në Zürich, u bë një fizioterapiste shumë e trajnuar dhe e suksesshëm, ndalesa e vetme qe mbeti ishte klinika e saj, kështu që gjatë viteve të punës kishte kursyer gjithçka për këtë ditë, e kishte gati gjithçka por jeta i ndryshoi kur bëri aksident. Gazetare: Luçiana Hulej Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj