Një vit i suksseshëm për Shqipërinë është cilësuar 2025 në progres raportin e Bashkimit Europian. Dhe pse kritikat nuk mungojnë, pati vlerësime pozitive duke e cilësuar një momentum të paprecedentë përparues për qeverinë shqiptare, me mbylljen e pesë grupkapitujve nga gjashtë për një kohë kaq të shkurtër. Drejtuesja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas kërkoi të mos ndalej vrulli i reformave duke u shprehur se është objektiv realist anëtarësimi brenda 2030 i vendeve të reja, duke përmendur dhe Shqipërinë. Ndërkaq, kryeministri Edi Rama e mbështeti idenë e shefes së zgjerimit të BE-së, Marta Kos për "periudhën e provës" për vendet kandidate. Me një ritëm të kënaqshëm reformash, siç dhe e vlerëson progres raporti, sa reale është anëtarësimi i Shqipërisë në BE brenda 2030?