Azia perëndimore mendohej se luante një rol relativisht modest në trafikun global të kokainës...të paktën deri më tani. Këto kohë të fundit, pretendimet sipas të cilave turqia po shfaqet si një korridor i rëndësishëm kokaine për në evropë, po ngrenë shumë shqetësime për një fluks të mundshëm droge edhe në pjesën tjetër të azisë perëndimore. Edhe pse ka pak arsye për të pritur që kokaina të përmbytë rrugët në një të ardhme të afërt, një vrojtim më nga afër i lidhjeve indirekte të rajonit me tregun e kokainës tregon për një rol në rritje të drogës. Azia perëndimore prej shumë kohësh ka qenë vatër e drogave të tjera, mes të cilave hashashi, metamfetamina dhe kaptagoni. Kokaina, në të kundërt, nuk ka mundur të shtrijë këmbët lirshëm në rajon, pavarësisht rritjes së vazhdueshme të furnizimeve dhe kërkesës në të gjithë botën. Sidoqoftë, në vitet e fundit, ka patur sinjale se Turqia mund të jetë duke u kthyer në qendrën e radhës, të madhe, të tranzitit të kokainës...Sasia e kokainës së konfiskuar në vend, është rritur nga 393 kilogramë në 2014-ën, në afro tre tonë në 2021, sipas zyrës së kombeve të bashkuara për drogën dhe krimin. Edhe pse zyrtarët turq, kanë raportuar një rritje prej 44 për qindësh në konfiskimet e kokainës nga 2021 deri në 2022, të dhënat për konsumin e brendshëm nuk tregojnë një rritje paralele, cka sugjeron se vendi po shërben si korridor droge.