Turqia, 1100 stacione vëzhgimi/ Ka përforcuar sistemin e monitorimit të tërmeteve
03/12/2019 19:37

Turqia njoftoi muajin e kaluar se e ka përforcuar sistemin e saj të monitorimit të tërmeteve, që tani përbëhet nga plot 1.100 stacione vëzhgimi. Autoriteti i katastrofave dhe menaxhimit te emergjencave AFAD, rrjeti i dytë më i madh monitorues i këtij lloji në Europë, u kujdes tw sqaronte në Twitter se falë një shtrirjeje të tillë dhe një numri kaq të madh stacionesh, janë shtuar mundësitë për forcuar mbrojtjen publike anembanë vendit. Turqia ndodhet në njërën prej pikave më sizmike të globit. Mbi një duzinë tërmetesh që kapërcejnë magnitudën 7 sipas shkallës Rihter janë regjistruar atje që prej vitit 1939, kur provinca lindore Erzincan u shkatërrua thuajse tërësisht nga një lëkundje e madhësisë 7.8. Kjo konsiderohet si fatkeqësia më e madhe natyrore e këtij lloji në historinë e Turqisë me një bilanc viktimash që shkonte në më shumë se 30,000 të vrarë e 100,000 të plagosur. Në kujtesën e vonë të turqve megjithatë, është rrënjosur thellë tërmeti i Izmitit, gushtin e vitit 1999. 7.6 ishte magnituda e lëkundjes që zgjati 37 sekonda, shkaktoi 17 mijë të vdekur e la mbi 250 mijë persona të pastrehë. Pllaka e Anadollit, ku ndodhet Turqia, shtyhet çdo vit drejt perëndimit me 2 deri në 2,5 cm, duke u ngjeshur mes pllakës euroaziatike në veri dhe asaj të Arabisë në jug, dhe shumica e tërmeteve madhorë në Turqi kanë ndodhur pikërisht në lindje të saj.

Top Channel/ “Kur dilja jashtë, përfundoja në komisariatin e aeroportit”, Rama rrëfen brengën e tij
04/04 23:38
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top News – Pranga të afërmëve të gjeneralit iranian. SHBA- përhapën propagandën e Teheranit
04/04 23:15
Top Channel/ Nga historia te kriza, pse Hormuzi është “arteria” më e rrezikshme e globit
04/04 22:51
Top Channel/ Mijëra euro cash, ora luksoze…/ Në listën e më të kërkuarve, pranga bosit të Camorras
04/04 22:02
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top News – Kapen ‘skifterët’ në Tiranë. Vodhën kasafortën dhe sende me vlerë në një banesë
04/04 20:55
Top News- Gjenden 2 trupa të pajetë në Kamenicë të Korçës, dyshimet e para
04/04 20:44
Top Channel/ Ballokumja, trashëgimi elbasanase! Ëmbëlsira shpallet pasuri jomateriale
04/04 20:12
Top Channel/ Legalizohen kishat e Mirditës, 30 objekte marrin dokumentet e pronësisë
04/04 20:08
Top Channel/ Protestë për gjuhën shqipe në RMV, studentët demonstrojnë të hënën
04/04 20:06
Top News – Mision shpëtimi mes raketave. SHBA në kërkim të pilotit që u rrëzua në Iran
04/04 19:45
Top Channel/ Ngrica, humbin jetën emigrantët në Korçë! U gjetën në mal
04/04 19:45
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top Channel/ Nga rruga në Presidencë! Rrugetimi politik i Albulena Haxhiut
04/04 19:40
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News- Flakë e tym në Hormuz, Irani godet anijen e Liberisë: E lidhur me Izraelin
04/04 19:30
Top News- flakë e tym në Hormuz, Irani godet anijen e Liberisë: E lidhur me Izraelin
04/04 19:30
Top News – Bilanci i luftës/ Humbjet amerikane, 7 avionë luftarakë janë shkatërruar
04/04 19:30