Krahas sporteve popullore si futbolli, basketbolli apo volejbolli, edhe tenisi po bëhet gjithnjë e më shumë një sport i preferuar për qytetarët e Tiranës, dhe në mënyrë të veçantë për të rinjtë. Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës, përveç palestrave dhe terreneve sportive që ka hapur për komunitetin në shkollat e kryeqytetit, do të mbështesë krijimin e hapësirave të reja të posaçme për të luajtur tenis në të gjithë Tiranën.