Turmeriku është një erëz shumë e famshme për vetitë e saj mjekuese. Në kulturën indiane dhe atë kineze vazhdon të përdoret si anti-inflamator për të trajtuar shumë sëmundje. Sot “Në shtëpinë tonë” do të njihemi më gjerësisht me këtë erëz dhe me përdorimet që ka në biokozmetikë, informacione që ditën e sotme na i jep biologia Arjeta Dema.