Ekspertja për turizmin, Flora Xhemani Baba, dhe kryetari i Shoqatës së Hoteleri Turizmit, Zak Topuzi, analizuan në Top Talk Economy se çfarë ndodhi në këtë sezon veror jo vetëm në jug por edhe në vendet e tjera që pritën turistë. Ata u ndalën tek reagimet e të huajve për atë që gjetën në vendin tonë. Ndër të tjerat ekspertët zbuluan edhe disa detaje nga ajo për të cilën nuk është diskutuar gjatë këtyre muajve. Programi "Top Talk" është emision i përditshëm që trajton tema aktuale në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Me të ftuar të specializuar, analiza të thelluara dhe debate dinamike, programi sjell informacione të rëndësishme dhe opinione mbi zhvillimet më të fundit që ndikojnë në xhepat tanë, tregje dhe ekonomi. Nga e hëna në të premte, ora 15:45 Autor/Moderator: Angelo Haruni