Kjo eshte rruga e zones industriale ne Pogradec. Fare pak larg qendres se qytetit por krejt ndryshe nga ajo cfare duket ne pamje te pare ne qytetin turistik. Ne vendet e amortizuara te asfaltit jane vendosur pllaka ndersa trotuaret jane plot gropa dhe carje. Ne te dy anwt e rruges degezimet qe te cojne tek banesat apo bizneset e lagjes jane te mbytura nga balta edhe pse eshte nje zone jo pak e rendesishme. Prioritetet e investimeve dhe parate nga bashkia jane shpenzuar vetem per qendren duke bere qe banoret e kesaj zone te mbeten jashte vemendjes.