Turistët që u bënë “vlonjatë”/ Shkuan për 10 ditë pushime dhe vendosën të qëndrojnë
07/12/2020 12:28

Viktoria nga Rusia dhe Francesko nga Italia prej dy muajsh jetojnë në Shqipëri. Ata erdhën në fillim për 10 ditë pushime dhe zgjodhën Vlorën, por më pas nuk mundëm më të largohen. Ata u tërhoqën nga bukuritë e qytetit, por më së shumti nga mundësia për të bërë biznes. Menduan të hapin agjenci turistike për të tërhequr turistë të tjerë në këtë qytet. “Sapo erdhëm, Vlora, deti, njerëzit ishin faktorët kryesorë për këtë vendim tonin. Madje kemi filluar dhe biznesin tonë këtu dhe ndihemi kaq të mirëpritur. Italianët dhe shqiptarët kanë një raport shumë të ngushtë me njëri-tjetrin e jemi si vëllezër. Pavarësisht opinionit të përgjithshëm jo pozitiv për shqiptarët, por realisht për mua është e kundërta! Madje dhe agjencisë sonë i kemi vendosur ngjyrën e flamurit shqiptar madje dhe simbolin e saj, shqiponjën! Është një nga flamujt më të bukur! Kam ftuar dhe prindërit e mi të vijnë në Vlorë e të jetojnë pranë nesh”, shprehet Francesko. “Jam e dashuruar me Vlorën, natyrën, detin dhe njerëzit. Jemi shumë të lumtur këtu dhe arrij të ndjej se kemi të përbashkëta si popuj..ndjej kulturën dhe traditë ruse në familjet shqiptare. Gjithashtu shikoj që dhe kultura dhe komunikimi me italianët e ka bërë këtë vend shumë kulturor”, rrëfehet Victoria. Për shkak të pandemisë, në Vlorë këtë vit kishte shumë më pak turistë, por Francesko dhe Viktoria shpresojnë që me ardhjen e pranverës, frika të ikë dhe turistët t’I rikthehen qytetit.

Top Channel/ E enjtja e madhe! Besimtarët ortodoksë në Korçë përgatiten për pashkët
09/04 20:07
Top Channel/ Tiranë-Durrës, drejt fundit! Ministri zbulon kur hapet loti i parë i autostradës
09/04 19:55
Top Channel/ Braçe debat me ministrin për qumështin dhe naftën, Salla: Sistemi funksionon
09/04 19:41
Top Channel/ Shokët e klasës nderojnë 17-vjeçarin që humbi jetën në Durrës nga arresti kardiak
09/04 18:52
Top Channel/ Automjeti përfshihet nga flakët në mes të autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi
09/04 18:40
Top News – Zgjerimi i Tiranë-Durrës. Kilometrat e para hapen në fillim të muajit maj
09/04 18:06
Top News – Rekursi për daljen jashtë vendit. Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut
09/04 17:59
Top News- Mickoski po fshin gjuhën shqipe / Ali Ahmeti letër ndërkombëtare-Po zhbëhen arritjet
09/04 17:57
Top News- Përndjekja e krimeve të ’97/ Vranë për hakmarrje, dy vëllezërit 3 dekada të fshehur
09/04 17:16
Top Channel/ IKMT aksion në Vlorë, shembet objekti i ndërtuar pa leje
09/04 17:15
Top News- Kinezet, prostitucion në Golem / Arrestohen katër të huaja në një shtëpi me qira
09/04 17:02
Top Channel/ Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi: ja kur do të hapet aksi
09/04 16:51
Top News – Do ndëshkojë ‘të padobishmit’ e NATO-s / ‘Pëshpëritësi i Trumpit’ në Shtëpinë e Bardhë
09/04 15:51
Top News- Çifti zhvendos shtëpinë, literalisht…‘E ngarkon’ mbi kamion, ishte në truallin e gabuar
09/04 15:47
Top News – Praktika e njësuar e GJL: Arrest me burg për të gjithë, apo shqyrtime individuale?
09/04 15:44
Top News – Denoncimi i Braçes: Kompania “Lufra” fushatë kundër qumështit vendas
09/04 15:42
Top Channel/ Tradita e Pashkëve, 80-vjeçarja lyen 200 vezë për festën e Pashkëve
09/04 15:31
Top Channel/ Pitbulli kafshoi të miturën, paditet bashkia në Vlorë, banorët të shqetësuar
09/04 15:28
Top Channel/ Alarm për mashtrimet me SMS, qytetarët marrin mesazhe false
09/04 15:25
Top Channel/ “Bashkohen shqiptarët në Mal të Zi”, Forumi Shqiptar drejt unifikimit
09/04 15:23