E reklamuar si një thesar i fshehur i mesdheut, Shqipëria është kthyer në një destinacion turistik të padiskutueshëm vitet e fundit. Por duket se Shqipëria vazhdon të tërheqë turistët “low coast”. Pse turizmi, nuk po arrin të marrë frymë lirisht dhe të kthehet në një gjenerator të ekonomisë së vendit? Programi "Top Talk" është emision i përditshëm që trajton tema aktuale në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Me të ftuar të specializuar, analiza të thelluara dhe debate dinamike, programi sjell informacione të rëndësishme dhe opinione mbi zhvillimet më të fundit që ndikojnë në xhepat tanë, tregje dhe ekonomi. Nga e hëna në të premte, ora 15:45 Autor/Moderator: Jetona Kocibelli