Banorët e Tiranës do të përballen sot me kufizime të pjesshme të furnizimit me ujë të pijshëm. Ujësjellësi i Tiranës njofton qytetarët se shkak për kufizimin është bërë turbullira në ujëmbledhësin e Bovillës, si pasojë e reshjeve të dendura që kanë rënë gjatë natës.