Tuneli i Llogorasë, garë nga e para/ Ministria e Infrastrukturës gjen mangësi tek konkurrentët
19/03/2021 15:23

Qeveria do të rihapë sërish garën ndërkombëtare për ndërtimin e Tunelit të Llogorasë. Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku gjatë një interviste në Report TV, sipas të cilës asnjë nga kompanitë pjesëmarrëse nuk kanë përmbushur kriteret. Gara për ndërtimin e kësaj vepre do të rihapet sërish pas përfundimit të kohës së ankimimeve nga kompanitë. “Kemi pasur një garë ndërkombëtare me 5 pjesëmarrës, ku 3 pjesëmarrës janë nga Turqia, një pjesëmarrës është nga Shqipëria në një konsorcium me një kompani shumë të madhe egjiptiane që ka ndërtuar edhe kanalin e Suezit dhe një tjetër sërish firmë shqiptare e cila ka qenë në konsorcium me një firmë tjetër turke. Por, fatkeqësisht pas një diligjence të detajuar që është bërë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka rezultuar se asnjë nga pjesëmarrësit nuk përmbush kushtet sa i përket dokumentacionit ligjor dhe teknik”, tha Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Në garën për tunelin ku morën pjesë 5 kompani, ofertën më të ulët e kishte paraqitur kompania Gjoka Konstruksion në konsorcium me kompaninë turke Duygu me rreth 10 milionë euro më pak se vendi i dytë ndjekës. Aktualisht, kompania shqiptare Gjoka po ndërton edhe veprën madhore të rrugës së Arbrit e cila pritet të përfundojnë plotësisht. Ndërsa firma turke nga ana tjetër, ka një eksperiencë të madhe në ndërtimin e projekteve infrastrukturore, e specializuar në ndërtimin e tuneleve dhe superstradave. Në 6 vitet e fundit, kjo firmë ka ndërtuar disa tunele në rrugët kryesore te Turqisë.

Top Channel/ Trashëgimia kulturore. Firmoset programi për rijetëzimin e kullave
07/04 23:33
Top Channel/ Administratori i ri, Akuza për shkelje në universitetin e Shkodrës
07/04 22:15
Top News- Heroi që po shpëton jetë, hyn në ujin e liqenin e nxjerr gjallë të aksidentuarën
07/04 22:00
Top News- Takimi me blegtorët/ Ministri Salla: Me Skemën Kombëtare kemi rritur fondet
07/04 21:30
Top News- 11 vite burg për Rezart Taçin, dënohet biznesmeni, do pastronte paratë e ‘Cosa Nostras’
07/04 21:06
Top News- “Do pemë…ja këtu në anë ka plot vend”, Rama inspekton investimet në Lezhë
07/04 21:03
Top Channel/ Katër deputetë dëshmojnë për urën, kush janë deputetët që u thirrën në SPAK
07/04 20:10
Top Channel/ Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg! GJKKO i konfiskon edhe 18.3 milionë euro
07/04 20:09
Top Channel/ Debati për reformën territoriale, opozita kundër modelit aktual
07/04 20:07
Top Channel/ Braçe kandidat? Reagon Balla, komentoi sërish edhe mungesën e Spiropalit
07/04 19:56
Top News – Rritja e çmimit të naftës. Thirrja për Qeverinë-Rishiko taksat e karburanteve
07/04 19:28
Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23