Gara dhe rivaliteti i fushatës për deputetët dhe kandidatët e Partisë Socialiste për Edi Ramën ka mbaruar. Kryeministri i mblodhi sot pasdite të gjithë bashkë për t’i treguar se fitorja i përket Shqipërisë dhe Partisë Socialiste, dhe jo vetëm atyre që do të ngjiten në Kuvend. Edhe pse mori fitoren më të thellë në historinë e tij politike, Edi Rama paralajmëroi ndryshime në qeveri, grupin parlamentar dhe kupolënm udhëheqëse të socialistëve. Me kë do të zgjedh Edi Rama të qeverisë? Përse kreu i qeverisë anashkaloi numrat e mandative dhe foli vetëm për një mandate të besuar nga shqiptarët?