Në Top Talk me Juli Xhokaxhi, gazetari Muhamed Veliu dhe analisti Milaim Zeka, diskutojnë fushatën zgjedhore për votimet e 14 majit në Shqipëri. Një fushatë që u çel nga PS dhe këngë dhe mbjellje pemësh, por në Vaun e Dejës pati shpërthim tritoli në makinën e kreut lokal të “Rithemelimit”. Të ftuar: Muhamed Veliu, Milaim Zeka Programi "Top Talk" në Top Channel është i mbështetur në konceptin e intervistave për temën më të rëndësishme të ditës. Intervistat janë projektuar me minutazh të shkurtër dhe me pyetje të drejtpërdrejta, për të ballafaquar të intervistuarit me fakte, prova, dëshmi apo qëndrime mbi ngjarje dhe rrethana të ndryshme. Gazetare: Juli Xhokaxhi