Tri mënyra për votën e emigrantëve/ KQZ: Votim me postë, votim elektronik, ose me portalin E-Albania
07/12/2020 15:17

A do të mund të votojnë emigrantët shqiptarë më 25 Prill? Top Channel ka mundur të sigurojë një raport kofidencial ku vlerësohen opsionet dhe shanset e realizimit të votës së shtetasve shqiptar të cilët jetojnë jashtë vendit. Varianti i parë është ai i modeleve perëndimore, me postë. Konkretisht në dokumentin që Top Channel disponon specifikohet se fillimisht duhet te bëhet regjistrimi i diasporës. Emigrantët të cilët kanë paraqitur një kërkesë pranë KQZ për të votuar, përfshihen në listën e zgjedhësve jashtë vendit. Ata ndahen sipas zonave zgjedhore në të cilat ju figuron emri në Shqipëri. Në të njëjtën kohë, emrat e tyre aneksohen nga listat e votuesve që votojnë brenda territorit të Shqipërisë për të shmangur mbivendosjen. Këtyre shtetasve me banim jashtë Shqipërisë u dërgohet një kod individual regjistrimi në formën e një barkodi të skanueshëm, i cili do të shërbejë si elementi kryesor identifikues për t’u pajisur me fletën e votimit. Por, vetë grupi i punës, i cili po studion shembujt nga rajoni është i bindur se për zbatimin e kësaj praktike nuk ka kohë pasi thekson se ky proces duhet të nisë 6 muaj përpara datës së zgjedhjeve dhe të përfundojë 2 muaj para 25 prillit. Varianti i dytë është nëpërmjet portalit E-albania. Sipas këtij opsioni nëse një emigrant dëshiron të votojë, atëherë si fillim ai duhet të japë adresën e vendbanimit te tij jashtë shtetit në protalin E-Albania. Pas regjistrimit nëpërmjet faqes së KQZ-së ato mund të shkarkojnë fletën e votimit online. Por, ky propozim, i cili është huazuar nga modeli Kosovar, duket se nuk ka besueshmëri, gjë të cilën e bën të ditur vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ku shprehet se: “Kjo mënyrë ka pasur vlerësime negative nga ana e vëzhguesve si një proces i pasigurt dhe i pambrojtur nisur edhe nga numri i madh i ankimimeve në gjykatë nga ana e subjekteve zgjedhore për keqpërdorim të këtij procesi”. Variant i tretë është votimi elektronik, por në rast se aplikohet ky opsion duhet të merret në konsideratë identifikimi i votuesve, garantimi i identitetit te zgjedhësve dhe siguria për fshehtësinë e votës. Ky raport është paraprak, ndërsa dokumenti final do kërkoje mbështetjen e 5 anëtarëve të Rregullatorit, pasi do jene ata që do vendosin për fatin e votës së diasporës.

Top Channel/ PD 3 orë protestë me molotovë, Berisha lëndohet me spray, çfarë s’u pa gjatë tensioneve
22/03 23:57
Top Channel/ Të lënduarit e protestës. Berisha e Lamallari i vizitojnë ne spital
22/03 23:55
Top Channel/ Momenti kur Berisha lëndohet në protestë
22/03 23:35
Top Channel/ Protestues të lënduar në protestë, Berisha nga spitali: Demonstruesin nga Berati e…
22/03 23:26
Top Channel/ Opozita hedh molotovë në çdo cep të Tiranës, nuk mungojnë…! Përplasje edhe me policinë
22/03 23:25
Top Channel/ Berisha flet pas gazit lot sjellës në sy: Unë po kaloja rrugën për të…
22/03 23:13
Top Channel/ Protesta e PD-së, Berisha mesazh policave: Mos mbroni në asnjë mënyrë Ramën…
22/03 23:12
Top Channel/ Protestë me molotovë e gaz. Sulmohen institucionet. Policia mbron PS-në
22/03 23:11
Top Channel/ Protesta e PD-së! Përplasje të ashpra në rrugët e Tiranës, molotovët shpërthejnë kudo
22/03 23:07
Top Channel/ Gaz lotsjellës drejt Berishës, momenti kur ndjehet keq, truprojat e mbajnë tek krahët
22/03 23:07
Top News – Aksident fatal në Vlorë, humbin jetën dy shoferët nga përplasja e automjeteve
22/03 22:47
Top News – Protesta ‘guerrile’ e opozitës. Pa fjalime, por me molotovë e fishekzjarre
22/03 22:29
Top Channel/ Deputetët demokratë i “turren” policisë, shtytje dhe përplasje fizike mes tyre
22/03 22:28
Top Channel/ Tensione në protestë, momenti kur demokrati Xhelal Mziu goditet me shkop gome
22/03 22:28
Top Channel/ Habit i në protestë, shfaqet me bluzën e grisur, mbi trup të kishte shkruar…
22/03 22:26
Top Channel/ Policia kordon përpara Kryeministrisë, Garda vëzhgon nga tarraca e godinës
22/03 22:26
Top Channel/ Kryeministria “tabelë qitjeje” për protestuesit, breshëri molotovësh dhe fishekzjarrësh
22/03 22:25
Top Channel/ Protestuesit hedhin molotovë më institucionet shtetërore, nuk kursejnë as selinë e PS
22/03 22:24
Top Channel/ Berisha flet pas protestës: I dhamë goditje diktaturës, protesta e radhës…
22/03 22:12
Top Channel/ Aksident i rëndë në Vlorë, humbin jetën dy drejtues mjetesh
22/03 22:11
DIGITALB DIGITALB