Vitit të rrëmujshëm 2020 po i vjen fundi, ndaj sytë e gjithë botës janë përtej kalendarit, drejt pritshmërisë dhe menaxhimit më të mirë të së ardhmes së panjohur, që 2021 do të sjellë. Pandemia e COVID-19 ka ndryshuar përgjithmonë jetën tonë. Për të gjithë, është një shkëputje e madhe nga “normaliteti” i vjetër dhe përvojat e vitit 2020 do të ndikojnë në qasjen tonë ndaj jetës.