Një raport i kohëve të fundit nga agjencia e drogës, e Bashkimit evropian (EMCDDA) dhe Europol ka zbuluar se tregu i paligjshëm i drogës në bllok, vjen tani të paktën 31 miliardë euro. Tregu i kokainës, droga e dytë më e përdorur në Evropë pas kanabisit, kap vlerën e 11.6 miliardë eurove. Ky treg ka parë një rritje të vazhdueshme vitet e fundit, me pesë nga 10 konfiskimet më të mëdha të kokainës në kontinent, të regjistruara në vitin 2023. Vetëm muajin e kaluar, Britania e Madhe njoftoi konfiskimin më të madh të kokainës ndonjëherë, kur autoritetet kapën 5.7 tonë kokainë në Portin e Southamptonit. Odisea e paligjshme e kokainës në Evropë fillon në rajonin e Andeve të Amerikës së Jugut, zakonisht në Kolumbi, ku kartelet e trafikut të drogës dhe grupet guerile përplasen mes tyre në rajonet e kultivimit, përpara se të përdorin rrugët e kontrabandës për t'i shpëtuar syrit të autoriteteve. Pluhuri zakonisht dërgohet në Ekuador, një vend i përfshirë nga dhuna mes bandave, ku trafiku i kokainës ka fuqizuar shumë organizatat kriminale. Pasi transportohet përtej Atlantikut, droga arrin në Evropë në qytetet portuale si Antëerpi dhe Roterdami, ku grupet kriminale luftojnë për kontroll.