70-vjeçarja nga Darëzeza kujdeset e vetme për tre të sëmurë mendorë në familjen e saj. Të tre nuk kanë kujdestar dhe mjeku specialist nuk ka rekomanduar ndihmë personale, ndërsa diagnoza e tyre është “prapambetje mendore e moderuar” e pandryshuar në vite. Ajo jeton mes frikës, lodhjes dhe rrezikut, duke përballuar çdo ditë agresivitetin e tyre dhe mungesën e mbështetjes institucionale. Një apel i fuqishëm për vëmendje dhe ndihmë për ata që nuk mund të kujdesen për veten.