Tre muaj pa qeveri/ Analistët në Kosovë e shikojnë të dyshimtë jetëgjatësinë e marrëveshjeve
11/01/2020 20:04

Kanë kaluar tashmë tre muaj nga zgjedhjet e parakohëshme në Kosovë dhe vendi është ende pa qeveri. Mos arritja e një marrëveshjeje për koalicion qeverisës mes LVV dhe LDK po shihet tani si papërgjegjshmëri politike e të dyja partive. Këto dy ditë të fundit nuk ka patur takime mes liderëve të këtyre dy partive edhe pse ishte folur për hapa pozitivë drejt një marrëveshjeje. Por për analistët, marrëveshja nuk po arrihet pasi të dyja partitë kanë interesa të ndryshme. Politologu Ramush Tahiri thotë për Kosova Press, se marrëveshja duhet të arrihet pavarësisht se VV dhe LDK po veprojnë në mënyrë jo korrekte pasi nuk lëkunden nga pozicionet e tyre. Sipas tij, këto vonesa do të shkaktojnë probleme të shumta, madje edhe në zhvillimin ekonomik të vendit. Në anën tjetër, për Faton Abdullahun, analist politik, bëhet fjalë për mungesë përgjegjshmërie. Abdullahu: LVV dhe LDK e kanë dëshmuar se nuk po munden ta bëjnë qeverinë … LVV dhe LDK e kanë dëshmuar se nuk po munden ta bëjnë qeverinë. Brenga jonë, brenga e qytetarëve të Kosovës për fatin e Kosovës, për atë se si do të kalojmë në dialog me Serbinë, e cila është e pashmangshme dhe na pret menjëherë tek dera posa krijohet qeveria duhet të jetë larg më e madhe sesa keqardhja jonë për këtë mundësi, sesa keqardhja jonë për ato vota që u janë dhënë këtyre dy forcave politike. Sipas Abdullahut, nëse marrëveshja nuk do të arrihet shpejt, është më mirë të shkohet në zgjedhje. Ai vëren se ka mosbesim mes vetëvendosjes dhe LDK-së çka mund të bëjë që edhe në rast arritje të marrëveshjes së bashkëqeverisjes, koalicioni mes tyre të dështojë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar kreut të VV Albin Kurti kërkesën për të propozuar emrin për mandatar për formimin e qeverisë, por ende nuk ka marrë një përgjigje.

Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58