Mediat britanike e cilësojnë si një “ skandal që shkon përtej imagjinatës” vdekjen e ushtarit Bernard Mongan. Trupi i tij i pajetë ka qëndruar për tre javë në kazermë përpara se dikush ta gjente. Eprorët e tij nuk e kishin kuptuar që 33 vjeçari nuk ishte në detyrë. E veja, Beth, i ka thënë një personi të afërt se “ është e tmerrshme që askush nuk ka shkuar të kontrollojë”.