Një aksident I rëndë u regjistrua rreth orës 4:00 të mëngjesit të kësaj të marten në aksin “Këlcyrë-Përmet”. Një automjet humbi kontrollin dhe ra në anën e lumit Vjosa. Nga ky aksident ngelën 8 viktima, 7 nga të cilët dyshohen emigrantë nga Lindja e Mesme, ndërsa shoferi i makinës nga qyteti i Shkodrës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shoferi nga Shkodra ishte duke ecur me shpejtësi gati 180 km në orë për t’iu shmangur policisë. Makina ka fluturuar 80 metra në ajër derisa është përplasur. Gazetar: Kristo Kote Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj