Sot ne Ministrinë e Shëndetësisë u zhvillua një takim me zv ministren Mira Rakacolli dhe drejtuesit te shoqatës se transportit publik Rixhin Qoshja. Pavarësisht bisedës nuk u arrit dakordësia dhe shoqata e transportit refuzon te nisi punën edhe pse ju premtua se protokolli do te rishikohet edhe një herë. Diçka tjetër qe mori vëmendjen e zotit Qoshja ishte dhe deklarata e kryetarit te bashkisë, Erion Veliaj i cili i ka vendosur një afat kohor te përcaktuar shoqërisë se transportit për te nisur punën.