Gazeta britanike “The Sun” shkruan se të burgosurit shqiptarë që ishin piketuar se do të transferoheshin nga burgjet angleze drejt Shqipërisë, në bazë të marrëveshjes mes Tiranës dhe Londrës në vitin 2013, janë ende nëpër burgjet britanike. Kjo marrëveshje pritej t’i kursente taksapaguesve britanik 25 milionë sterlina.