Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes dy standartet e gjykatave shqiptare për tragjedinë e Korfuzit 30 vite më parë, ku nga mbytja e skafit humbën jetën 7 shqiptarë dhe me 2 të mbijetuar. Një nga të mbiejtuarit, Genci Shurdha, tregoi për emisionin imvestigativ se drejtësia ka dhënë vendine të ndryshme, Gjykata e Tiranës shpalli të vdekur nipin e tij, ndërkohë Gjykata e Fierit pushoi çështjen për vdekjen e të vëllait. "Nuk bëjmë dot dokumentet e pronave" thotë Genci, që tashmë jeton në SHBA.