Tragjedi në Kakavijë, ambulanca përplas për vdekje një fëmijë 10-vjeçar
16/08/2020 09:48

Teksa situata në pikën kufitare të Kakavijës paraqitet kaotike, një fëmijë është përplasur për vdekje nga ambulanca. Mësohet se në aksin rrugor Jorgucat-Kakavijë, në vendin e quajtur Bularat, një ambulancë duke ecur me shpejtësi ka aksidentuar një fëmijë 10-vjeçar, me iniciale S.N., i cili për pasojë ka ndërruar jetën.