“Tragjedi kanadeze”/ Kryeministri kanadez fajëson Iranin: Të kompensojë familjarët e viktimave
18/01/2020 17:13

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau deklaroi se qeveria e tij do të ndajë fonde për familjarët e 57 shtetasve kanadezë dhe 29 banorëve me qëndrim të përhershëm në vendin e tij, që humbën jetën në avionin e rrëzuar në Iran. Trudeau sqaroi se Kanada do të ofrojë 19,122 dollarë për familjarët e viktimave, por sipas tij, kompensimi më i madh duhet të vijë nga Irani. Këto mjetet financiare duhet t`i ndihmojnë familjarët të mbulojnë shpenzimet për funeralet, udhëtimet për në Iran dhe shpenzime të tjera. Fondet e tjera që do të mund të ofroheshin nga Teherani do të shkojnë direkt për familjarët e viktimave, shtoi kryeministri kanadez. “Dua të jem i qartë, ne presim që Irani të kompensojë familjarët e viktimave. Dhe kjo duhet të bëhet sa më shpejt, sepse ata nuk mund të presin për javë të tëra, kanë nevojë tani për mbështetje” shprehet Trudeau. Pasi fillimisht e mohoi përgjegjësinë, Irani në fund u detyrua ta pranonte se ushtria e tij kishte goditur e rrëzuar “pa dashje” avionin ukrainas. Incidenti fatkeq ndodhi në 8 janar, pak pasi avioni i Ukrainen Airlines ishte nisur nga aeroporti në Teheran. Nga ky episod, gjetën vdekjen të 176 personat në bord. Trudeau e quajti rrëzimin e avionit një “tragjedi kanadeze” 138 pasagjerë të tij ishin nisur drejt Kanadasë. Përveç shtetasve kanadezë, në mesin e viktimave ka edhe shtetas të Iranit, Afganistanit, Ukrainës, Suedisë, Britanisë dhe Gjermanisë.

Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08