Autoritetet ligjzbatuese, janë në një betejë të përhershme me trafikantët që sofistikojnë metodat për t’ja hedhur drejtësisë. Format tradicionale, po i lënë vendin strategjive të reja të transportit që shpesh, realizohen nën hundën e autoriteteve, madje, me infrastrukturë shtetërore. Vitet e fundit, trafikantët po përpiqen të shfrytëzojë postat shtetërore dhe ato private. Trafikantët që përdorin duart e të tjerëve përmes postave, dhe kurthet e ngarkesave me autobusë të linjave ndërkombëtare. Nga mashtrimi i të rinjve online, tek grupet e organizuar ndërkombëtarë.