Rubrika: Edi Manushi & Irini Meçe Në këtë episod të “Të Guximshmit” udhëtojnë drejt Pukës, një destinacion që fsheh aventura dhe surpriza në çdo hap. Nga shëtitja në qytetin e vogël, tek eksplorimi me motorra ATV dhe ngjitja sfiduese në "Maja e Murgës", kjo zonë dhuroi emocione të forta dhe pamje që të lënë pa frymë. Ky udhëtim bëhet edhe më i veçantë pasi Valbona Mhilli kthehet në vendlindjen e saj, duke ndarë me publikun kujtime dhe ndjesitë e saj.