Deputetë të Kuvendit të Serbisë janë përleshur fizikisht gjatë seancës ditën e djeshme ku po diskutohet plani evropian lidhur me marrëdhëniet me Kosovën, ku ka qenë i pranishëm edhe presidenti Aleksandër Vuçiç. Incidenti ndodhi pas fjalimit të liderit të Dverit, Boshko Obradoviç, i cili i bëri thirrje Vuçiçit që të deklarohet qartë nëse është pro nënshkrimit të ultimatumit për Kosovën apo jo dhe nëse e njeh “shtetin e rremë të Kosovës”. Gazetar: Hermes Kafexhiu