Tpo News – LDK ka një kryetar të ri/ Kosovë, Lumir Abdixhiku do të pasojë Isa Mustafën
14/03/2021 19:12

Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, zgjodhi të dielën Lumir Abdixhikun, kryetar të ri të kësaj partie. Abdixhiku, i cili kishte përballë edhe dy kandidatë të tjerë, nënkryetarin aktual Lutfi Haziri dhe anëtarin e kryesisë, Besian Mustafën, ka fituar pa balotazh. Në garën për kryetar të ri të LDK-së, kandidaturën e kishte shpallur edhe nënkryetari i kësaj partie, Anton Quni, por pak para nisjes së kuvendit, ai u tërhoq nga gara për kreun e partisë. Abdixhiku mori 191 votave të 328 delegatëve të këtij kuvendi. Më herët, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, pas votimeve për kryetarin e ri të LDK-së, u ka thënë mediave se kjo parti do ta ruajë unitetin pas zgjedhjes së kreut të saj. “Edhe Lumiri, por edhe Besiani, si kandidatë, jo vetëm që janë kolegë të mirë, miq të mirë, por edhe bashkëpunëtorë të mirë dhe të sinqertë. Janë emra kredibil për ta udhëhequr LDK-në. Gjatë punimeve të kuvendit të LDK-së, kandidati për kryetar i kësaj partie, Besian Mustafa deklaroi se pavarësisht se kush do të zgjidhet kryetar i ri i LDK-së, të tre kandidatët që garuan për kryetar të saj, do të punojnë ngushtë dhe së bashku edhe më tej. “Kandidimi sot është për të insistuar që heshtja në LDK të thyhet dhe me këto zgjedhje uroj që të jetë thyer sepse kjo nuk mund të mbizotërojë. Ne jemi gjithë një ekip si Lumiri, si Lutfiu, ekip i LDK. Këtë kam kërkuar që të ketë ekip si LDK dhe jo projekte individuale” Mbajtja e këtij kuvendi të LDK-së, vjen pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku kjo parti regjistroi rezultat të dobët, duke fituar 12.73 për qind të votave, gjë që çoi në njoftimin e Mustafës për tërheqjen nga udhëheqja e partisë. Pak pas fillimit të punimeve në kuvendin e LDK-së, Isa Mustafa dha edhe zyrtarisht dorëheqjen.

Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08