Tragjedia e Torovicës, ku humbën jetën 3 persona si pasojë e shkëputjes së një shkëmbi, është ende e freskët në rrethin e Lezhës. Banorët kanë frikën e një rasti të përsëritur. Ditë më parë, rruga e Kalasë pësoi sërish rrëshqitje në pjesën e murit mbrojtës. Por, përveç masave paralajmëruese e vendosjes së shiritave dhe tabelave, nga bashkia nuk ka asnjë ndërhyrje.