Presidenti Aleksandër Vuçiç ndodhet nën presion për shkak se pas luftës në Ukrainë, ndërkombëtarët i kërkojnë të njohë pavarësinë e Kosovës. Vuçiç parashikon që presioni të rritet edhe nga kancelari gjerman, Olaf Scholz. Ai do të takojë liderin gjerman në Berlin bashke me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajcak. I pyetur nga gazetarët se çfarë mund të pritet nga bisedimet në Berlin, Vuçiç thotë se nuk parashikon të ndodhë asgjë e mirë. Presidenti serb pranon se nuk do të arrijë të ndryshojë qëndrimin e prerë të Gjermanisë që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës dhe të bashkohet me Perëndimin për sanksionet ndaj Rusisë.