Me tensione të ashpra dhe përplasje është shoqëruar mbledhja në Komisionin e Sigurisë. Deputët mbështetës të Sali Berishës dhe Gazmend Bardhit, nuk kanë lejuar nisjen e mbledhjes së “Sigurisë”, ku ishte planifikuar të diskutohej marrëveshja me Italinë për emigrantët. Ndërsa nuk kanë munguar as ironitë nga deputetët e “Rithemelimit”, deputeti Flamur Noka, u ul në vendin e kryetarit të komisionit Nasip Naço.