Komisioni i Rithemelimit ka reaguar ndaj platformës së kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeajt për bashkimin e demokratëve , e cila është firmosur nga 32 deputetë. Flamur Noka, përmes një deklarate për mediat nga selia blu në emër të Komisionit të Rithemelimit u shpreh kategorikisht kundër ndalimit të procesit zgjedhor në që ka nisur në bazë për zgjedhjen e kryetarëve të degëve, e cila ishte një prej 5 pikave të platformës.