Fryma e Re Demokratike u ndal në Fier prej nga kryetari Bamir Topi tha se misioni i FRD-së është të ekuilibrojë politikën konfliktuale që ekziston në vend që sipas tij është kthyer në arenë sharjesh e fyerjesh të ndërsjella. Topi u bëri thirrje qytetarëve të mbështesin Frymën e Re Demokratike, si partia që përkrah interesat e tyre.