Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndodhet në Paris, pas ftesës së Presidentit të Francës, Emmanuel Macron për të marrë pjesë në Samitin e Paqes. Megjithatë, me vizitën e tij në Francë është paralajmëruar edhe një takim mes Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me ndërmjetësim të presidentit francez. Temë diskutimi pritet të jetë pikërisht plani franko – gjerman për Kosovën dhe Serbinë.