Gjykata e Lezhës ka dhënë masën arrest me burg për 34-vjeçaren Flutura Berisha dhe 28-vjeçarin Nikoll Sherniku. Berisha dhe Sherniku u ndaluan të enjten e kaluar në Shëngjin të Lezhës teksa ecnin me një mjet të blinduar tip “Toyota”, i cili drejtohej nga Flutura Berisha ku mbanin kallashnikov dhe dy karikatore të mbushura së bashku me dy radio policie.