Në Top Talk, Enver Bytyçi, prof. Dr. Nexhmedin Spahiu dhe Milaim Zeka diskutojnë për takimin e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë, që prodhoi një marrëveshje ndërkombëtare të pafirmosur. Deklaratat e Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç dhe ndërmjetësimi europian dhe amerikan. Cilat janë hapat e radhës për Prishtinën, Beogradin, Brukselin dhe Uashingtonin? Të ftuar: Enver Bytyçi, Prof. Dr. Nexhmedin Spahiu, Milaim Zeka Programi "Top Talk" në Top Channel është i mbështetur në konceptin e intervistave për temën më të rëndësishme të ditës. Intervistat janë projektuar me minutazh të shkurtër dhe me pyetje të drejtpërdrejta, për të ballafaquar të intervistuarit me fakte, prova, dëshmi apo qëndrime mbi ngjarje dhe rrethana të ndryshme. Gazetare: Juli Xhokaxhi